NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) për të gjithë ne paraqet një platformë e cila bën në një veprim të përbashkët kombet për një të ardhme më të mirë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska në konferencën shkencore “Ndërtimi i sistemit të sigurt dhe me vlera: Kusht për integrim në NATO”, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), raporton Anadolu Agency (AA).
Në adresimin e saj, Shekerinska foli për rëndësinë e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë e Veriut. Ajo tha se duhet ta duam vendin e fëmijëve tanë dhe jo vetëm vendin e gjyshërve tanë, sepse nderi nuk varet prej nga kemi ardhur por varet se ku do të mbërrijmë.
“NATO dhe Bashkimi Evropian për të gjithë ne paraqesin platformat që bëjnë bashkë njerëzit për të punuar për një të ardhme më të ndritur, sepse dëshiroj që fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm të kenë vendin e tyre në atë platformë, megjithatë atë vend, ne duhet ta meritojmë”, tha Shekerinska.
Në konferencë, kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, theksoi se Maqedonia e Veriut ka para vetes një mundësi vërtetë historike, që për herë të parë pas pavarësisë, të valorizojë ekonomikisht procesin e integrimit euro-atlantik.
“Sa do të kemi sukses në këtë varet nga ne, respektivisht sa do të kemi sukses në zbatimin e reformave të mëdha dhe të vështira të cilat i kemi para vetes”, tha Fiti, sipas të cilit, përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në NATO, do të jenë të mëdha.
Konferencës në fjalë iu drejtua edhe ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i cili në fjalimin e tij tha se NATO është një aleancë politike që ruan disa vlera të demokracisë perëndimore, të cilat si të tilla duhet të jenë themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë.
“Sot NATO ka një formë tjetër, flitet për një NATO tjetër, e cila nuk është e orientuar vetëm në rreziqet e mundshme nga diku, por është e orientuar në format e reja të kërcënimit siç janë luftërat hibride, terrorizmi, trafikimi i armëve, i drogës. Më saktësisht, nuk kemi të bëjmë me një aleancë ushtarake në veçanti, por me një aleancë politike, e cila ruan dhe ndërton disa vlera”, tha Josipoviq.
Qëllimi i konferencës është të hapë debat shkencor mbi çështjet komplekse të cilat formësojnë sistemin e vlerave dhe atë të sigurisë së NATO-s.
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...