Vendimi për të lejuar megjithatë hyrjen e kongresisten Rashid Tlaib vjen vetëm një ditë pasi i ishte ndaluar një gjë e tillë.
Ministria e Brendshme izraelite njoftoi që do të lejojë kongresisten amerikane Rashida Tlaib në baza humanitare, duke e kthyer vendimin për të ndaluar atë dhe demokraten tjetër Ilhan Omar, transmeton portali arbresh.info.
Në një letër drejtuar Ministrit të Brendshëm Arye Dery, Tlaib kërkoi që të lejohej në Izrael të shihte gjyshen e saj që jetonte në fshatin palestinez Beit Ur al-Fouqa në Bregun Perëndimor verior.
“Kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për ta parë atë,” shkroi Tlaib, duke u betuar se nuk do të promovojë bojkotime anti-Izraele gjatë qëndrimit të saj në vend.
“Tlaib i dërgoi një letër mbrëmë Ministrisë Dery, në të cilën ajo premtoi t’i mbante kërkesat e Izraelit, të respektojë kufizimet e bëra për këtë vizitë dhe gjithashtu pohoi se nuk do të promovojë bojkotin kundër Izraelit gjatë vizitës së saj”, zyra e ministrit tha në një deklaratë të Premten, siç citohet nga Haaretz.
Arye Dery, nga ana e tij, tha se shpresonte që Tlaib të qëndrojë prapa detyrimeve të saj dhe vizita do të jetë vetëm për çështje humanitare./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...