Google ADS

Ndërron jetë spiuni i CIA-s që frymëzoi filmin Argo

21:36 | 20 Janar 2019
Trina Galanxhi

Një ish agjent i CIA-s i cili ka frymëzuar filmin fitues të çmimit Oskar Argo ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Tony Mendez vdiq pasi po vuante nga sëmundja e Parkinsonit, transmeton portali arbresh.info

Në CIA, Mendez është specializuar në falsifikim dhe operacione shpëtimi.

Ai është i njohur për trafikimin e gjashtë diplomatëve amerikanë nga Irani gjatë krizës së pengjeve 1979-81.

Me rastin e  vdekjes së tij ka reaguar edhe aktori Ben Affleck, i cili luajti karakterin e tij në filmin “Argo”.

Ai e ka quajtur Mendezin një hero të vërtetë amerikan.

https://twitter.com/BenAffleck/status/1086806115759738880?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1086806115759738880&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fentertainment-arts-46939359

Ish drejtori i CIA-s, Michael Morell përmes mediave sociale tha se Mendez ishte “një ndër shërbyesit më të mirë të CIA-s”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme