Google ADS

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare shkrimtari italian Umberto Eco

01:56 | 20 Shkurt 2016
Arbresh.info

Shkrimtari dhe filozofi italian, Umberto Eco, i njohur për novelën e tij të vitit 1980-të, “Emri i trëndafilit” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja e tij.-transmeton arbresh.info. Bëhet e ditur se ai i mbylli sytë rreth orës 22:30 të premten në banesën e tij. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

“Emri i trëndafilit” ishte bërë film në vitin 1989 në të cilin luajti aktori skocez Sean Connery.

“Numri Zero” është vepra e tij e fundit e botuar vitin e kaluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme