Ndërron jetë ish-ushtari amerikan që për pesë dekada jetoi në Korenë Veriore

23:22 | 21 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një ndihmës amerikan i cili u ‘zhduk; në Korenë Veriore ka vdekur pasi ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli jetë nën regjimin barbar.

James Joseph Dresnok ishte një ushtar 21-vjeçar amerikan i vendosur në zonën e çmilitarizuar në Korenë e Jugut, në moshën 17 vjeçare, transmeton portali arbresh.info

Ai u largua fshehtas nga baza e tij dhe bëri një kalim të rrezikshëm për në Korenë e Veriut gjatë verës së vitit 1962.

Rreth 55 vjet më vonë, burri të cilit koreano veriorët i referoheshin si ‘shoku Joe’ ka ndërruar jetë.

Ai u bë i famshëm pasi u largua nga baza e tij dhe kërkoi strehim te armiku i SHBA-ve.

Pas marrjes në pyetje nga autoritetet e Koresë së Veriut, ai u mirëprit bashkë me tre defektë të tjerë.

Pavarësisht se përpiqej të largohej nga Koreja Veriore, ai ia doli që vendin më të izlouar në botë ta quajë ‘shtëpi’.

Fëmijëria e tij në SHBA ka qenë mjaft e trazuar, pasi babai dhe nëna e tij nuk kishin marrëdhënie të mira.

Por përkundër ‘shtëpisë’ në Korenë Veriore, ai dhe një tjetër ish-ushtarë amerikanë u arratisën në Bashkimin Sovjetik.

Ata përpiqeshin që të ktheheshin në SHBA, megjithatë përpjekja e tyre dështoi.

Ai iu dorëzua jetës në Phenian, duke e mësuar gjuhën koreane dhe traditat e tyre.

Më pas  martua me një grua rumune, Doina Bumbea, që thuhej se ishte rrëmbyer nga koreano-veriorët. Ajo vdiq nga kanceri në vitin 1997. Ata kanë dy fëmijë, Ted dhe James, të cilët ndryshe quhen Hong Sun Chol dhe Hong Chol./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme