Ish-papa Benedikti XVI ka vdekur në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.
Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, teksa në vitin 2013, u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në vitin 1415.
Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit.
Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.
Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por që mesa duket ka patur një përkeqësim të shpejtë për shkak të moshës.
Kujtojmë se të mërkurën, Papa Françesku i bëri thirrje audiencës së tij të fundit të vitit në Vatikan që të “lutnin një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin”, për të cilin tha se ishte shumë i sëmurë.
I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Benedikti ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Për pjesën më të madhe të papatit të tij, Kisha Katolike u përball me akuza, pretendime ligjore dhe raporte zyrtare të abuzimit ndër dekada të fëmijëve nga priftërinjtë.
Në fillim të këtij viti, ish-Papa pranoi se ishin bërë gabime në trajtimin e rasteve të abuzimit kur ai ishte kryepeshkop i Mynihut midis viteve 1977 dhe 1982.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...