Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë, transmeton portal arbresh.info
Shinzo Abe është qëlluar në qafe dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, përkundër kujdesit të shpejtë shëndetësor.
Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndalën autorin e armatosur dhe i dyshuari 41-vjeçar tani ndodhet në paraburgim nga policia.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje se cili është motivi i sulmit ndaj ish-kryeministrit japonez.
Shinzo Abe vdiq në spitalin ku po merrte trajtim mjekësor, afër sulmit në Nara, ka thënë një zyrtar i lartë i Partisë Liberal Demokratike, raporton transmetuesi publik NHK./bbc/arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane