Camilo Guevara March, djali i revolucionarit dhe politikanit marksist argjentinas-kuban Ernesto Che Guevara, ka vdekur sot në 60-vjeçare nga sulmi në zemër, njoftoi presidenti kuban Miguel Diaz-Canel.
“Me pikëllim të thellë i themi lamtumirë Camille, djalit të Che-së dhe promotorit të ideve të tij”, ka shkruar presidenti në Tëitter, transmeton portal arbresh.info
Ai ishte drejtor i Qendrës Che Guevara në Havana
I lindur në vitin 1962, Camilo ishte djali më i madh nga katër fëmijët e Ernesto Che Guevara dhe gruas së tij kubaneze Aleida March, gjithashtu një revolucionare. Che kishte një vajzë tjetër, Hilda (vdiq më 1995), nga një martesë e mëparshme me peruanen Hilda Gade.
Camilo Guevara March ishte një i diplomuar për drejtësi dhe drejtor i Qendrës Che Guevara në Havana, një institucion që promovonte idetë e babait të tij./arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...