Ish astronauti amerikan, Alan Bean, ka ndërruar jetë.
Njeriu që ishte i katërti që ka shkelur në Hënë ka vdekur në Texas në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar familja, shkruan BBC.
Më vonë në jetë ai u bë një artist i suksesshëm, duke prodhuar vizatime që inspirim kishin hapësirën, përcjell Klan Kosova.
Familja e tij ka njoftuar se dy javë më parë është përkeqësuar dhe se më pas ka vdekur paqësisht në spitalin e Houston.
Astronauti, Mike Massimino e ka përshkruar Bean si “personi më i jashtëzakonshëm që kam takuar kurdo”.
Në vitin 1963 ish piloti i marinës së SHBA, ishte përzgjedhur për një trajnim të NASA.
Ai më pas dy herë ka qenë në hapësirë, e para në nëntori të viti 1969 kur me Apollo 12 kishin ateruar në Hënë dhe më 1973 kur kishte qenë drejtues i fluturimin Skylab në stacionin e parë amerikan të hapësirës.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...