Negociatat midis qeverive federale dhe provinciale të Gjermanisë për masat e mëtejshme në luftën kundër koronavirusit janë ndërprerë.
Kjo ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me futjen e masave më të rrepta, të cilat i kërkon kancelarja Angela Merkel, transmeton portal arbresh.info
“Masat për të cilat kemi rënë dakord deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar dinamikën e përhapjes së infeksionit,” tha Angela Merkel, siç raportohet nga media gjermane
Çështja më e diskutueshme është çështja e udhëtimit gjatë pushimeve të Pashkëve. Siç mësohet nga qarqet negociuese, provincat federale, veçanërisht ato të vendosura në brigjet e Detit Verior dhe Balltik, janë këmbëngulëse në hapjen e kapaciteteve turistike me respektimin e rreptë të masave higjienike dhe të distancës.
Merkel kërkon një ndalim të mëtejshëm të të gjitha udhëtimeve.
Qeveria federale dhe disa provinca federale po refuzojnë ta bëjnë këtë dhe po insistojnë në një ndalim të mëtejshëm të të gjitha udhëtimeve që nuk janë shumë të nevojshme, përfshirë këtu edhe turizmin. Hotelet dhe akomodimi privat janë të ndaluara të presin mysafirë për qëllime turistike.
Merkel është gjithashtu e pakënaqur me rezistencën e provincave federale për futjen e masave të reja të mbylljes. Provincat federale këmbëngulin që masat e mbylljes të futen vetëm aty ku incidenca shtatë-ditore tejkalon numrin e infeksioneve 100 për tre ditë rresht.
Takimi kishte për qëllim diskutimin e futjes së shtetrrethimit në rrethet që kanë një numër më të lartë të infeksionit.
Kryeministri bavarez Marcus Zeder këmbëngul që në rast të një rritje të incidencës shtatë-ditore mbi vlerën e 100, masa më të rrepta të futen vetëm në rrethin e prekur, dhe jo në të gjithë provincën federale siç propozohet nga kryeministrat e vendeve të tjera provincat federale.
Propozimi i planifikuar për të lejuar familjet në përgjithësi të kryejnë vizita gjatë Pashkëve është refuzuar.
Para kësaj, pjesëmarrësit në takim, siç raportohet më tej nga media gjermane, ranë dakord mbi zgjatjen kryesore të masave aktuale deri më 18 prill.
Ende nuk janë dhënë detaje se kur mund të vazhdojë takimi./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...