Greqia tha se do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane, kur bëhet fjalë për misionin e kërkimit të naftës dhe gazit në jug të ishujve grekë në Mesdheun Lindor, nga ana e Turqisë fqinje.
Mosmarrëveshja për të drejtat e pasurive nënujore ka bërë që Turqia dhe Greqia të vendosin trupat e marinës në rajon, raporton Reuters. Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Një anije kërkimore turke, Oruc Reis, po përgatitet për një mision studimi, por Greqia po e kundërshton ashpër një projekt të tillë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, e përshkroi misionin si një shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit grek.
Presidenti francez, Emmanuel Macron denoncoi ndërkohë të enjten shkeljen e sovraniteteve të Greqisë dhe Qipros nga Turqia në Mesdheun lindor ndërsa priti në pallatin e elizeut homologun e tij qipriot, Nikos Anastasiades.
“Dua të përsëris edhe një herë solidaritetin e Francës me Qipron, por edhe me Greqinë, përballë shkeljes së sovranitetit të tyre nga Turqia. Nuk është e pranueshme që zona detare e një shteti anëtar të unionit tonë të shkelet apo kërcënohet. Ata që e bëjnë këtë duhen dënuar”, shprehet Macron-i.
Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por zbulimet e fundit të gazit natyror dhe planet e shpimit nëpër Mesdheun Lindor kanë përkeqësuar tensionet. Turqia thotë se ka të drejtë të vazhdojë me planet e saj. Greqia ka rreth 6.000 ishuj në Detet Egje dhe Jon, më shumë se 200 prej tyre janë të banuar. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Turqisë të ndalë planet e saj për kërkimin e gazit në rajon.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit