Qeveritë e Bashkimit Europian kanë premtuar se do të kryejnë goditje të koordinuar ndaj ekremizmit të dhunshëm, ndërsa blloku ecën në një litar të ngushtë midis trajtimit të kërcënimit të sulmeve terroriste dhe stigmatizimit të muslimanëve dhe emigrantëve.
“Ne duhet të promovojmë që edukimi dhe trajnimi fetar – mundësisht brenda BE – të jetë në përputhje me të drejtat dhe vlerat themelore evropiane,” deklaruan ministrat e punëve të brendshme të BE të premten në një komunikatë të përbashkët, shkruan Bloomberg, transmeton portal arbresh.info
Një shtytje e udhëhequr nga Franca në versionet e mëparshme të draftit të deklaratës ministrore për të caktuar në mënyrë të qartë Komisionin Europian për “punën drejtuese” drejt reformimit të trajnimit të Imamëve u hoq nga teksti përfundimtar.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se ‘trajnimi i dhënë për hoxhallarët që praktikojnë në BE, nuk merr parasysh vlerat e vendeve europiane’.
Ai gjithashtu bëri thirrje për ngritjen e një ose më shumë institucioneve arsimore dhe trajnuese për të promovuar “një Islam që përqafon pa mëdyshje” standardet e BE-së.
Disa diplomatë kanë frikë se stigmatizimi i grupeve specifike dhe goditja e lirive mund të lejojë qeveritë individuale të shmangin fajin për dështimet e mundshme në politikat e tyre të sigurisë, migrimit ose integrimit, me masa dhe retorikë që duket se shfajësojnë vetë argumentet e përdorura nga ekstremistët për të përhapur mesazhin e tyre.
Përplasja e kulturave dhe fesë rrezikon të përhapet edhe në fusha tjera të politikës. Hungaria dhe Polonia kanë kërcënuar të përdorin veton në një paketë të rimëkëmbjes ekonomike të financuar bashkërisht për hakmarrje ndaj asaj që ata e shohin si kritikë të padrejtë të standardeve të tyre demokratike.
Kompanitë e teknologjisë do të rrezikojnë të përballen me ndëshkime financiare dhe të tjera nëse shihen se nuk po arrijnë të godasin propagandën terroriste në platformat e tyre, sipas deklaratës. Ministrat premtuan “të krijonin një instrument të ri dhe të shpejtë dhe efektiv për të kundërshtuar përmbajtjen terroriste në internet brenda një ore ose më pak nga raportimi i saj”.
Takimi virtual i së premtes u zhvillua në përvjetorin e pestë të sulmeve terroriste në Paris që la 130 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...