Policia e cila po kryente kontrolle në një aeroport në Gjermaninë jugore, ka prishur një plan të prindërve të cilët me fëmijët e tyre të moshës shkollore, ishin nisur të udhëtonin para fillimit zyrtar të pushimit në arsim.
Në Gjermani pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë është e detyrueshme, njofton Klan Kosova.
Raportohet se 10 familje deri tani janë dërguar tek zyrtarët arsimor në Bavari për procedura të mëtejme pasi ata janë kapur të shmangnin udhëtimin në kohën kur zyrtarizohen pushimet, për t’iu ikur kostove më të larta të shpenzimeve, përcjell albinfo.ch.
Familjet besohet që janë zënë nga policia në aeroportin Memmingen. Sipas rrjetit online informativ gjerman, Spiegel thuhet se prindërit tani kanë dy javë për të shpjeguar se pse i nxorën fëmijët jashtë shkollës.
Familjet mund të gjobiten deri në një mijë euro për këtë arsye.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...