Google ADS

Ndalohet sulmuesi që vrau pesë persona në një shtëpi në New York

11:56 | 29 Dhjetor 2019
L G

Policia e ka ndaluar një sulmues, që dyshohet se theri me thikë dhe la të vdekur, pesë persona që po festonin një festë fetare, në shtëpinë e një rabini në New York.

Bazuar në përshkrimet e dëshmitarëve, është ndaluar vetura që vozitej nga ai që besohet se e kreu sulmin, në fetën e njohur si Hanuka, në shtëpinë e prijësit fetar, që ligjëron mbi fenë e Judaizmit.

Më vonë, në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet, që i tregojnë infermierët derisa bartin të plagosurit në autoambulancë.

Ky sulm me baza fetare, vjen afro një muaji pas një sulmi të ngjashëm, që është bërë në një lokal ushqimesh, ndaj një personi që i përket kësaj feje.

Shtëpia e rabinit, që ndodhet afër një faltoreje, vizitohet nga një numër i madhe besimtarësh, ndërsa tani rreziku për sulm është shtuar edhe më shumë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme