Shefi i sigurisë në kufirin amerikan thotë se përkohësisht është ndaluar ndjekja kriminale e emigrantëve që hynë ilegalisht në vend me fëmijë.
Komisioneri për Dogana dhe Mbrojtje të Kufirit (CBP) Kevin McAleenan u tha gazetarëve në Teksas që ndjekja penale është pezulluar javën e shkuar, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se pasoi një urdhër javën e kaluar nga presidenti Donald Trump duke bërë thirrje për t’i dhënë fund ndarjeve familjare të emigrantëve.
Por zoti Trump kishte sugjeruar se familjet do të ndaloheshin së bashku.
Presidenti republikan u zbut nga presioni publik, duke nënshkruar urdhrin e tij ekzekutiv për të “mbajtur së bashku familjet” në ndalimet e emigrantëve.
McAleenan pohoi se taktikat e “tolerancës zero” të administratës së Trump ishin akoma në fuqi, edhe pse udhëzimi i komisionerit për agjentët e tij në masë të madhe e lë politikën në harresë./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës