Një gjykatë gjermane urdhëroi të shtunën arrestimin e një 25-vjeçari të lindur në Afganistan, nën dyshimin për tentim-vrasje pas një sulmi me thikë në një ngjarje të organizuar nga një grup kundër “islamit politik”, ku u plagosën gjashtë njerëz.
Në mesin e të plagosurve është edhe një zyrtar policor, pasi u ther derisa tentoi të ndërhynte për ta ndalur sulmin, thanë policia dhe prokurorët gjermanë në një komunikatë për media.
Zyrtarët gjermanë nuk kanë treguar për motivet e sulmit, i cili ndodhi të premten në qendër të qytetit Manheim.
I dyshuari ka jetuar në Gjermani prej vitit 2014, është i martuar dhe ka dy fëmijë, sipas njoftimit.
Banesa e tij në qytetin Hepenheim u bastis të premten mbrëma, ku policia mori pajisje digjitale dhe tani po e vlerëson përmbajtjen e tyre.
Zyrtarët thanë se i dyshuari, i cili u qëllua dhe u plagos nga policia, po mjekohet në spital dhe nuk është në gjendje për t’u marrë në pyetje. Policia tha se ai nuk ka të kaluar kriminale, shkruan REL.
Ata nuk e kanë zbuluar shtetësinë e tij, apo statusin e emigracionit, e as nuk kanë treguar se si kishte ardhur ai në Gjermani.
Grupi Pax Europa, e përshkruan veten si një organizatë e cila e njofton publikun për rreziqet që vijnë nga “përhapja e shpejtë dhe ndikimi i islamit politik”.
Ndryshe, të premten një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona, përfshirë një oficer policie, në një shesh tregu në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Mannheim, thotë policia.
Një nga personat e plagosur ishte aktivisti anti-islam, Michael Stürzenberger, i cili po përgatitej për të mbajtur një tubim në shesh, sipas grupit të tij, shkruan BBC.
Incidenti u kap në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube dhe tregoi sulmuesin që goditi me thikë një burrë dhe më pas një oficer policie që shkoi për të ndihmuar. Oficeri ndodhet në gjendje kritike.
Sulmuesi u qëllua dhe u plagos nga një tjetër polic.
Megjithëse një motiv nuk është konfirmuar, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha se ekzistonte mundësia që sulmi të ishte i motivuar nga islamizmi.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...