Ndalohet në Gjermani lideri katalonas Puigdemont

17:13 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Puigdemont ka qëndruar në azil të vetë-imponuar në Belgjikë nga tetori i vitit të kaluar, pasi gjatë asaj kohe në Katalonjë ishte mbajtur një referendum për pavarësinë e këtij territori nga Spanja.

Një fletë-arrest evropian është nisur së voni përsëri kundër tij.

Aktualisht tensionet në Katalonjë janë shumë të larta, meqë liderët kanë braktisur planet për të emëruar presidentin e ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Jordi Turull është ndaluar të premten së bashku me pesë liderë të tjerë, gjë që ka nxitur mbajtjen e protestave dhe përleshjen e protestuesve me policinë në Barcelonë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme