Kanadaja njoftoi ndalim të menjëhershëm për 1.500 modele të armëve sulmuese, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Duke hyrë në fuqi menjëherë, nuk lejohet më të blihet, shitet, transportohet, importohet ose përdoren armë sulmuese të gradës ushtarake në këtë vend”, tha kryeministri Justin Trudeau në një konferencë për media.
Ndalimi vjen pas sulmit në të cilën 22 persona humbën jetën nga një vrasës i vetëm, i cili ishte i armatosur me lloje të ndryshme armësh.
Ndalimi i armëve përfshin armët që janë përdorur në vrasje të ndryshme masive në Kanada, përfshirë në Ecole Polytechnique në Montreal në vitin 1989, ku 14 persona u qëlluan për vdekje. Arma e përdorur ishte një Ruger Mini-14 dhe zyrtarët vlerësojnë se ka rreth 16.860 prej tyre në Kanada.
Armë të tjera të ndaluara tani përfshijnë M14 gjysmë-automatik, të përdorur në të shtënat në vitin 2014 në Moncton, New Brunswick; arma e tipit “Beretta CX4 Storm” e përdorur në të shtënat në Kolegjin Dawson dhe arma e tipit “CSA-VZ-58” e përdorur në të shtënat në xhaminë e qytetit Quebec.
Është ndaluar edhe arma e preferuar në SHBA, AR-15, e përdorur gjatë të shtënave të vitit të kaluar në xhamitë në Zelandën e Re ku u vranë 50 njerëz.
Trudeau theksoi se të gjitha armët e ndaluara ishin instrumente të vdekjes së shpejtë.
“Nuk ka nevojë që në Kanada të ketë armë të krijuara për të vrarë numrin më të madh të njerëzve në kohën më të shkurtër”, tha ai.
Ministri i Sigurisë Publike, Bill Blair, i cili prej kohësh është një përkrahës i ndalimit të armëve, ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën për media.
“Prej sot, tregu për armë sulmuese në Kanada është i mbyllur”, tha Blair, ish shef i policisë së Torontos.
“Mjaft është mjaft. Ndalimi i këtyre armëve sulmuese do të shpëtojë jetë të kanadezëve”, shtoi ai.
Qeveria pritet të zbulojë një program të blerjes së armëve tani të ndaluara për “kompensim të drejtë” në të ardhmen, tha Trudeau. Ai gjithashtu tha se do të ketë një periudhë dy-vjeçare për njerëzit që tashmë posedojnë armë, të lirohen prej tyre.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?