Prefekti i qytetit turk Sanliurfa, Gungor Azim Tuna, ka deklaruar se në kuadër të hetimit të nisur pas sulmit terrorist të kryer mbrëmjen e të premtes, në qytet janë ndaluar 26 persona.
Në sulmin terroriste të kryer në lagjen Yenisehir humbën jetën dy persona. Tuna për AA ka deklaruar se pas shpërthimit kanë nisur hetimet dhe se është konstatuar se makina bombë me të cilën është kryer sulm, është sjellë nga Deriku i provincës turke Mardin.
Ai shtoi se duke janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për sulm të organizatës terroriste PKK.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet e banimit dhe komerciale përreth.
Ai në një deklaratë të mëparshme theksoi se një person i moshës 18-20 vjeçare e kishte parkuar automjetin të ngarkuar me eksploziv në një kompleks banimi, që janë apartamente shtetërore ku banojnë nëpunësit civilë, përkatësisht prokurorët.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...