Ndalimi i importit të naftës ruse do të godasë rëndë kompanitë gjermane

00:22 | 5 Maj 2022
Trina Galanxhi

Embargoja europiane ndaj naftes ruse do të godasë rëndë kompanitë gjermane, paralajmëroi sot Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), duke kërkuar mbrojtje nga politika.

Megjithëse kërkesa për naftë mund të mbulohet nga burime të tjera, rritja e çmimeve po rrit presionin financiar mbi kompanitë, tha presidenti i DIHK-së Peter Adrian, transmeton portal arbresh.info

“Biznesi do të jetë edhe më pak fitimprurës, kryesisht për sektorët me energji intensive dhe kompanitë e logjistikës,” shtoi Adrian.

Kostot shtesë nuk mund të kalohen plotësisht te klientët dhe “në raste ekstreme, kompanitë do të detyrohen të vendosin çelësin në bravë për shkak të kostove”, përfundoi kreu i DIHK-së.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zbuloi sot një plan për të hequr gradualisht naftën ruse nga tregu europian gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Importet e derivateve duhet të pezullohen plotësisht deri në fund të vitit.

Adrian u bëri thirrje politikanëve që të mbrojnë kompanitë gjermane nga pasojat e një vendimi të tillë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme