Google ADS

Ndalimi i burkas, policia austriake detyron një grua të zbulojnë fytyrën

18:46 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një grua myslimane është detyruar të heq vellon e saj, pasi ndalimi i mbulimit të fytyrës ka hyrë në fuqi gjatë ditës së sotme në Austri.

Austria ka ndaluar me ligj mbulimin e fytyrës në vendet publike, duke përfshirë edhe maskat mjeksore, transmeton portali arbresh.info

Ato mund të përdoren vetëm në ngjarje të caktuara, siç janë ‘në ngjarje kulturore’.

Ligji ka për qëllim ‘sugjerimin e kohezionit të një shoqërie të hapur’ dhe kushdo që shkel rregullat mund të gjobitet deri në 150 euro.

44eb676800000578-0-image-a-1_1506856951847

Të dielen, një grua myslimane është sfiduar nga autoritetet, të cilës iu tha që të hiqte vellon në qytetin Zell am See.

Legjislacioni për ndalimin e burkas u soll në qeveri nga kancelari në largim Christian Kern.

44eb680900000578-4938126-the_laws_are_aimed_at_ensuring_the_cohesion_of_society_in_an_ope-a-69_1506861180046

Austria pritet të shkojë në zgjedhje me 15 tetor, ndërsa sipas sondazheve pritet që Partia e Lirisë kundër Imigracionit (FPOe) të renidet e dyta ose e treta dhe potencialisht mund të hyjë në koalicion me Sebastian Kurz nga qendra e djathtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme