Kofi Annan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, njofton Agjencia e OKB-së për Migrim.
Annan, ish diplomati nga Gana ka udhëhequr Kombet e Bashkuara nga viti 1997 deri më 2006, transmeton portali arbresh.info.
“Sot vajtojmë humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari”, thuhet në shkrimin e IOM-it.
Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së në vitin 2001 fitoi çmimin Nobel për Paqe. Atij iu dha ky çmim për revitalizimin e OKB-së dhe për dhënien prioritet të të drejtave të njeriut.
Komiteti Nobel gjithashtu njohu angazhimin e tij ndaj luftës për të përmbajtur përhapjen e virusit HIV në Afrikë dhe kundërshtimin e tij të deklaruar ndaj terrorizmit ndërkombëtar./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës