Ish presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe ka vdekur në Singapor në moshën 95-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë presidenti i tanishëm Emmerson Mnangagwa, transmeton portali arbresh.info.
“Me trishtim të madh unë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait themeltar të Zimbabvesë dhe ish presidentit Cde Robert Mugabe”, shkruan Mnangagwa.
Ai ishte larguar nga pushteti në një grusht shteti ushtarak në nëntor 2017.
Mugabe, i cili mbizotëroi në politikën e Zimbabve për gati 40 vjet, ishte një figurë polemike, përkrahësit e të cilit e konsideruan atë si një hero që ndihmoi Zimbabve nga kolonializmi britanik, por kritikuesit e të cilit e akuzuan atë për keqmenaxhim ekonomik, korrupsion dhe krime kundër njerëzimit./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...