Google ADS

Ndahet nga jeta ikona e të drejtave civile, John Lewis

11:26 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

John Lewis, një kongresist amerikan, aktivist për të drejtat civile dhe ish-bashkëpunëtori i Martin Luther King, ndërroi jetë në moshën 80 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi konfirmoi lajmin të premten vonë, duke e quajtur atë “një nga heronjtë më të mëdhenj të historisë amerikane”.

Siç tha ajo, Lewis ishte një titan i lëvizjes për të drejtat civile ndërsa mirësia, besimi dhe guximi i tij riformatuan kombin.

Lewis mori pjesë në një numër ngjarjesh në luftën e gjatë të lëvizjes për të drejtat civile ndërsa ishte folësi më i ri në Uashington në vitin 1963, kur Martin Luther King mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr”.

Lewis ishte aktivisti më i ri dhe i fundit i gjashtëshes së madhe për të drejtat civile, një grup i drejtuar nga Martin Luther King.

Në fund të dhjetorit 2019, Lewis u diagnostikua me kancer të pankreasit.

“Unë kurrë nuk jam përballur me një luftë si ajo që kam tani”, tha ai në atë kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme