Është ndarë nga jeta në ajo që raportohet të ketë qenë gruaja më e vjetër në botë, në moshën 127 vjeçare.
Fotima Mirzokulova thuhet se ishte lindur në 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.
Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër.
Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolkoz (një fermë kolektive), duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën.
Kujtojmë që gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare në gusht të 1997.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...