Google ADS

Ndahet nga jeta gjyshja që u hodh me parashutë në moshën 104-vjeçare

10:18 | 11 Tetor 2023
A Z

Dorothy Hoffner nga Çikago, super e moshuara e cila në moshën 104-vjeçare fluturoi me parashutë dhe për pak hyri në Rekordet Botërore Guinness si personi më i vjetër.

Sipas një miku të ngushtë të Hoffnett, ajo u gjet e vdekur mëngjesin e së hënës së kaluar (9/10) nga stafi në azilin e të moshuarve të Brookdale Lake View. Dorothy Hoffner me sa duket vdiq në gjumë të dielën mbrëma.

Infermieri Joe Conant tha se e moshuara kishte energji të mahnitshme dhe mbeti e mprehtë në mendjen e saj.

“Ajo ishte e palodhur. Nuk ishte dikush që merrte një sy gjumë pasdite ose nuk u shfaq në ndonjë ngjarje, darkë apo ndonjë gjë tjetër. Ajo ishte gjithmonë aty, e pranishme. Ajo vazhdoi gjithmonë”, tha ai./abcnews.al

 

 

Të ngjashme