Zine El Abidine Ben Ali, autokrati i parë i Tunizisë që u largua nga vala e demonstratave të Pranverës Arabe, ka ndërruar jetë, sipas avokatit të familjes.
Ben Ali vdiq në Arabinë Saudite në moshën 83 vjeç, disa ditë pasi dolën raporte në 13 shtator se ai ishte shtruar në spital në Riad dhe ishte në gjendje kritike, transmeton portali arbresh.info.
Ai kishte jetuar në mërgim në mbretërinë e Gjirit që nga 14 janari 2011, një muaj në protesta kundër qeverisjes së tij 24 vjeçare.
Ai ka lënë pas gruan e tij dhe gjashtë fëmijë.
Ben Ali nuk vuajti asnjëherë burg, pavarësisht se ishte dënuar me burg nga gjykatat tuniziane në mungesë për abuzim të pushtetit, korrupsion dhe vrasje pa paramendim.
Ish-sundimtari ishte zhdukur kryesisht nga sfera publike që nga rrëzimi i tij, megjithatë ai ishte zotuar që në maj 2019 të kthehej në Tunizi. “Të jeni të sigurtë, unë po kthehem, do Zoti,” shkroi ai në një letër në atë kohë.
Ndërsa raportet në maj kishin sugjeruar që Ben Ali të dëshironte të varrosej në Arabinë Saudite, kryeministri i Tunizisë Yousef Chahed tha në Shtator se ai do të jepte “dritën e gjelbër” të tij për ish autokratin të varrosej në vendin e tij./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt