Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërkohë që rriten thirrjet nga Perëndimi për lirimin e tij të menjëhershëm.
Navalny, kritik i presidentit rus Vladimir Putin, është dërguar në burg muajin e kaluar për të kryer dy vjet e gjysmë të dënimit të lidhur me një rast të përvetësimit.
Ai dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë vazhdimisht se rasti i tij është i motivuar politikisht.
Autoritetet, në anën tjetër, kundërshtojnë një gjë të tillë.
Më 3 mars, Navalny ka thënë se është bartur nga qendra e ndalimit numër 3 në qytetin Kolchugino, ndonëse është pritur që ai të dërgohet në një koloni penale afër qytetit Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.
Kjo koloni konsiderohet si një nga më të ashprat në pjesën evropiane të Federatës Ruse.
Pas lajmit për transferimin e tij, dhjetëra shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe për hetime lidhur me helmimin që i është bërë Navalnyt vitin e kaluar me agjent nervor.
Navalny është ndaluar në aeroportin e Moskës në janar, pasi ka arritur nga Berlini, për t’u trajtuar pas helmimit.
Disa laboratore perëndimore kanë vërtetuar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok në gusht të vitit 2020.
Rusia ka mohuar përfshirjen mirëpo Navalny ka thënë se tentimi për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim në shkurt se në kohën sa ka qenë Navalny në Gjermani, ai ka shkelur kushtet e një dënimi të lidhur me përvetësim.
Dënimi i tij me kusht është shndërruar në dënim me burgim, ndonëse gjyqi i ka zvogëluar kohën e burgut në 2 vjet e gjysmë.
Ndalimi i tij ka nxitur një varg protestash kombëtare dhe shtypje të mbështetësve të tij. /REL/
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...