Navalny themelon parti politike

15:25 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka lansuar partinë e re politike, megjithëse ai nuk morri pjesë në themelimin e partisë, për shkak të dënimit me burg për organizimin e protestave kundër presidentit Vladimir Putin.

Partia e re do të quhet Rusia e së Ardhmes. Themelimi i kësaj partie u bë në një konventë të mbajtur në Moskë ka njoftuar Lybov Sobol, bashkëpunëtore të Navalnyt.

Sobol përmes një postimi në Twitter ka thënë se partia nuk është regjistruar ende formalisht në Ministrinë ruse të Drejtësisë.

Ajo ka thënë se qëllimet e partisë përfshijnë “ndryshime të gjera dhe reforma reale”, përfshirë këtu reforma në sistemin e drejtësisë duke luftuar korrupsionin “në mënyrë që paratë e buxhetit të mos shpenzohen në jahte dhe pallate”.

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Putinit, Aleksei Navalny me 30 ditë burgim, për shkak të organizmit të protestave anti-qeveritare më 5 maj./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme