Google ADS

Navalny mund të ‘vdesë brenda ditësh’, thonë mjekët

22:57 | 17 Prill 2021
Trina Galanxhi

Alexei Navalny “mund të vdesë brenda ditëve të ardhshme” nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor.

Mjekët thonë se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Navalny ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve.

Kritiku i Vladimir Putin u burgos sapo arriti në Rusi nga Gjermania, ku dhe është trajtuar pas helmimit.

Katër mjekë, përfshirë mjekun e tij personal, Anastasia Vasilyeva, u kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.

Pasja e niveleve të kaliumit në gjak më të larta se 6.0 mmol (milimole) për litër zakonisht kërkon trajtim të menjëhershëm. Rezultatet e testit të gjakut të Navalny, të cilat u morën nga avokatët e tij, treguan se ai ishte në 7.1, thanë mjekët.

Mjekët kanë nxitur zyrtarët e burgut t’i lënë ata të ekzaminojnë Navalny menjëherë, “duke marrë parasysh testet e gjakut dhe helmimin e tij të fundit”.

Alexei Navalny, 44 vjeç, gati sa nuk humbi jetën në gusht të vitit 2020 kur edhe u helmua me agjentin nervor kimik, Novichock. Ai akuzon Presidentin Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit, të cilin Kremlini e mohon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme