Navalny kritikoi Putinin: Lufta është ndërtuar mbi gënjeshtra

12:18 | 24 Maj 2022
A. B.

Një gjykatë ruse ka rrëzuar apelin e liderit të opozitës Alexei Navalny. Ai u akuzua me nëntë vite burg pas akuzave për mashtrim, të cilat ai i ka mohuar.

Reuters raporton se Navalny kritikoi presidentin Vladimir Putin gjatë seancës gjyqësore, duke e cilësuar atë si një të çmendur që kishte nisur një luftë në Ukrainë bazuar në gënjeshtra, shkruan The Guardian.

“Kjo është një luftë e kotë që filloi Putini juaj,” tha Navalny. “Kjo luftë është ndërtuar mbi gënjeshtra. Çfarë doni të arrini – doni kontroll afatshkurtër, të luftoni me brezat e ardhshëm, të luftoni për të ardhmen e Rusisë”, iu drejtua Navalny gjykatës. “Të gjithë do të pësoni disfatë historike”.

Navalny tha se Rusia e Putinit drejtohej nga hajdutë dhe kriminelë që ishin bërë armiq të popullit rus.

“Një i çmendur ka futur kthetrat e tij në Ukrainë dhe unë nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë me të – ky hajdut i çmendur”, tha Navalny.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme