Google ADS

Navalny kërkon leje për tubime kundër korrupsionit në Rusi

12:04 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny së bashku me aleatët e tij kanë bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet për lejimin e mbajtjes së tubimeve kundër korrupsionit në Moskë dhe qytete të tjera.

Navalny ka bërë të ditur përmes faqes së tij se aktivistë nga 212 qytete kanë planifikuar të protestojnë, ndonëse ende nuk është bërë e ditur për qytetet të cilat kanë kërkuar leje për protestë.

Ai ka thënë se tubimet do të zhvillohen me apo pa leje, pasi sipas tij është e drejta e qytetarëve për të demostruar më 12 qershor, që është Dita e Rusisë.

Navalny po përpiqet të fitojë vota për zgjedhjet në mars të 2018-tës, në të cilat presidenti Vladimir Putin pritet të kandidojë për herë të katërt.

Në protestat kundër korrupsionit më 26 mars, policia kishte arrestuar në Moskë më shumë së 1000 persona duke përfshirë edhe Navalny i cili ishte në burg për 15 ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme