Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE), që të ‘sanksionojë kriminelët’ që rrethojnë presidentin rus Vladimit Putin.
Gjatë një video-konference me eurodeputetët të mbajtur të premten, kritiku i Kremlinit tha se oligarkët rusë ‘e kanë kapur përkohësisht pushtetin’ dhe blloku prej 27 vendeve, duhet të zhvillojnë një strategji të re për raportet me Moskën.
Në mënyrë të veçantë, Navalny i bëri thirrje BE-së që të vëzhgojë pasuritë e miliarderëve rusë si Roman Abramovich, Alisher Usmanov dhe Arkady Rotenberg, që sipas tij, të gjithë kanë lidhje të ngushta me Kremlinin.
Muajin e kaluar, BE dhe Britania vendosën të ngrijnë asetet dhe ndaluan udhëtimin e gjashtë zyrtarëve të lartë ruse, për “atentatin e mbetur në tentative” të 44-vjeçarit Navalny, që ndodhi gjatë muajit gusht.
Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe një aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij.
Ai u lirua nga një spital në Berlin më 22 shtator, pasi kishte qëndruar për trajtim për 32 ditë.
Përveç sanksioneve kundër oligarkëve rusë, Navalny ka kërkuar nga BE gjithashtu që të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme 2021 në Rusi, nëse kundërshtarëve politikë u ndalohet të kandidojnë./rel
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...