Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është në burg, ka theksuar se do të hyjë në grevë urie sepse nuk ka qasje në kujdesin shëndetësor dhe për shkak të abuzimit me gjumin që i bëjnë rojat e sigurisë.
“Unë jam duke bërë një grevë urie dhe duke kërkuar që ligji të respektohet dhe një mjek të më vizitojë,” shkroi Navalni në Instagram, i cili thotë se vuan nga dhimbja e shpinës dhe këmbës, transmeton portali arbresh.info
“Çfarë tjetër mund të bëj? Unë kam të drejtën e një mjeku dhe ilaçesh. As ata nuk më japin,” shtoi ai.
Ky informacion vjen pasi Navalny tha javën e kaluar se shëndeti i tij është përkeqësuar.
Navalny akuzon Kremlinin për helmim nervor në gusht të vitit të kaluar, por Kremlini mohon akuzat.
Kritiku i ashpër i Vladimir Putin është arrestuar në janar menjëherë pas arritjes në Rusi nga Gjermania, ku edhe kishte marrë trajtim për shkak të helmimit./arbresh.info/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri