Alexei Navalny u transferua në spitalin e burgut me simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes.
Mbështetësit e tij thonë se atij i është mohuar kujdesi i duhur mjekësor dhe po “vritet ngadalë” nga autoritetet, transmeton portal arbresh.info
Fotot e publikuara në publik tregojnë shëndetin e Navalny-s të dëmtuar dukshëm.
Navalny, 44 vjeç, u testua për koronavirus të hënën, pasi ai tregoi simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes, siç raportohet nga autoritetet e burgut. Më parë, në profilin e tij në “Instagram”, Navalny tha se ai kishte një temperaturë të lartë dhe kollë, dhe se tre persona nga reparti i tij i burgut u shtruan në spital për shkak të tuberkulozit.
https://twitter.com/MadTester3/status/1379823142248476673
Ai hyri në grevë urie javën e kaluar, pasi nuk po merrte kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e shpinës dhe këmbëve të mpira.
Gruaja e tij Julia ndau të martën në “Instagram” letrën që mori nga drejtori i burgut ku ai po mbahet, dhe në të Aleksandar Mukhanov shkruajti se administrata e burgut nuk e ka pasaportën e Navalny, kështuqë sipas autoriteteve ata nuk mund ta shtrojnë në spital./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...