Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny për tre vjet e gjysmë për shkeljen e një dënimi me kusht.
Alexei Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit, Vladimir Putin, u arrestua në kufirin rus më 17 janar për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht pas kthimit nga Gjermania ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
“Dikush nuk donte që unë të bëja një hap të vetëm në territorin e vendit tim si një njeri i lirë. Dhe ne e dimë kush dhe ne e dimë pse – urrejtja dhe frika e një njeriu, që jeton në një bunker, të cilin unë e ofendova duke mbijetuar kur u përpoq të më vriste”, tha Navalny.
Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.
Kujtojmë se, Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, Alexei Navalny – Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...