Aleatët e NATO-s në një mbledhje të përbashkët me Ukrainën e kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje ushtarake, ekonomike dhe humanitare për t’u përballuar me Rusinë, ndërsa lufta ka hyrë në vitin e dytë, njoftoi të mërkurën Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Në një deklaratë pas videokonferencës, NATO-ja shtoi se vendet anëtare kishin përmendur planet për të ofruar “mbështetje të mëtejshme prej miliarda eurosh” në vitin 2024 për Ukrainën.
“NATO dënon fuqishëm sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj civilëve ukrainas, përfshirë, përmes përdorimit të armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ndërsa Moska intensifikon sulmet e saj ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas, aleatët e NATO-s po forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, shtoi ai.
Ukraina u përfaqësua në takimin virtual nga gjeneral-lejtnant Mykola Oleshchuk, komandant i forcave ajrore të Kievit dhe zëvendësministri i Brendshëm Oleksii Serhieiev.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës në nisje të këtij viti, duke goditur qytetet Kiev dhe Kharkiv.
Mbledhja e sotme e NATO-s u zhvillua me kërkesë të Ukrainës./voa
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale