NATO vlerëson kërkesën për trupa shtesë në Afganistan

12:24 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

NATO është duke vlerësuar kërkesën nga autoritetet e aleancës ushtarake për të dërguar edhe disa mijëra trupa në Afganistan.

Ndërsa ka thënë që do të marrë një vendim për shkallën dhe qëllimin e misionit brenda javëve, transmeton portali arbresh.info.

“Ne po e vlerësojmë atë kërkesë. Ne do të marrim vendim për shkallën dhe qëllimin e misionit brenda disa javësh, por kjo nuk ka të bëjë me kthimin në një operacion luftarak në Afganistan”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Do të vazhdojë të ketë një operacion të trajnimit, ndihmës dhe këshillës”, njoftoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme