NATO vendos sistemin e mbrojtjës raketore në Sllovaki

17:52 | 10 Maj 2022
KRG

Një task force e mbrojtjes ajrore dhe raketore e NATO-s në kuadër të Holandës është vendosur në shtetin  e Sllovakisë.

Pas tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, sllovakët kanë kërkuar nga NATO-ja ka kërkuar një qëndrim të fortë të mbrojtjes kolektive për një vit, njofton faqja zyrtare e NATO-s në Facebook, përcjell arbresh.info.

Gjithashtu edhe Gjermania ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës së Sllovakisë, duke dërguar sisteme raketetore tokë-ajër.

Kujtojmë që një pjesë e shtetit sllovak kufizohet me atë rus.

Andaj, këto sisteme mbrojtëse me bazë tokësore do të ndihmojnë në mbrojtjen e kufijve të NATO-s, duke mbrojtur Sllovakinë nga kërcënimet me raketa. Sistemet Patriot do të kontribuojnë në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore të NATO-s, një rrjet sensorësh, asetesh komandimi dhe kontrolli dhe armësh. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme