NATO ka urdhëruar shtetet e saja anëtare që të përmirësojnë rrugët dhe hekurudhat e tyre, pasi frika rritet mbi aftësinë e saj për të lëvizur forcat luftarake në të gjithë Evropën, raporton the Sun.
Gjenerali amerikan Ben Hodges, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, tha muajin e kaluar se për t’u dhënë liderëve civilë opsione të tjera më shumë se një fushatë çlirimtare, aleanca duhej të ishte “në gjendje të lëvizte sa më shpejt apo më shpejt se forcat ruse”, transmeton portali arbresh.info
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se komandat e reja logjistike – potencialisht të vendosura në Gjermani dhe Poloni – do të përmirësonin lëvizjen e trupave dhe pajisjeve.
Ai tha: “Ne kemi nevojë për një strukturë komanduese e cila mund të sigurojë që ne kemi forcat e duhura, në vendin e duhur, me pajisjet e duhura në kohën e duhur.
“Kjo nuk është vetëm për komandat, por gjithashtu duhet të sigurojmë që rrugët dhe urat janë mjaft të forta për të marrë automjetet tona më të mëdha dhe se rrjetet hekurudhore janë të pajisura për vendosjen e shpejtë të tankeve dhe pajisjeve të rënda”.
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s vendosën sot për të miratuar një skemë ku do të krijoheshin dy komanda të reja: një për të mbrojtur korsitë e detit duke transportuar trupa dhe pajisje përgjatë Atlantikut nga Shtetet e Bashkuara, një tjetër komandë logjistike për të mbikëqyrur lëvizjet e trupave.
Në fund të Luftës së Ftohtë pothuajse 30 vjet më parë, rreth 22,000 persona punonin në 33 komanda, por numrat u reduktuan në më pak se 7,000 njerëz dhe në shtatë komanda./arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...