NATO tërheq forcat e saj nga Afganistani

23:35 | 14 Prill 2021
Trina Galanxhi

Afganistani duhet të ndërtojë një vend të sigurt për qytetarët e saj, pasi NATO tërheq forcat e saj ushtarake nga ai vend pas 20 vjetësh.

Kjo ishtë deklarata e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas vendimit për të filluar tërheqjen në 1 maj, transmeton portali arbresh.info

“Ky nuk është një vendim i lehtë dhe sjell rreziqe,” tha Stoltenberg, raporton Reuters.

“Ne jemi përballur me një dilemë sepse alternativa e largimit është të jemi gati për një angazhim ushtarak afatgjatë, të hapur. Tani populli afgan duhet të ndërtojë një paqe të qëndrueshme”, tha ai një një konferencë shtypi me mbrojtjen e SHBA-ve dhe ministrat e huaj në selinë e NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme