Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancën ushtarake, deklaroi se shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Turqia duhet të merren parasysh, duke shtuar se rruga më e mirë për të gjetur një dakordim është ulja në bisedime, raporton Anadolu Agency (AA).
“Duhet të merren parasysh shqetësimet e sigurisë së të gjithë aleatëve. Besoj se brenda një kohe të shkurtër do të arrijmë një vendim të përbashkët për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.
Stoltenberg tha se ndonjëherë ka dallime mes 30 aleatëve të NATO-s, por këto mund të kapërcehen duke biseduar.
Ai theksoi se ata janë në kontakt të ngushtë me të gjithë anëtarët e NATO-s dhe me Turqinë në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.
“Ne po trajtojmë shqetësimet e shprehura nga Turqia. Kur një aleat i rëndësishëm si Turqia ngre shqetësime për sigurinë, e vetmja mënyrë të gjendet gjuhë e përbashkët është ulja në bisedime”, theksoi shefi i NATO-s.
Duke deklaruar se 96 për qind e popullsisë së BE-së do të jetë në NATO nëse të dy vendet anëtarësohen në aleancë, Stoltenberg vuri në dukje se NATO dhe BE-ja janë në bashkëpunim më të ngushtë se kurrë më parë për çështje si Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe siguria kibernetike.
“Unë i mirëpres përpjekjet e mbrojtjes të BE-së. Nëse bëhen në drejtimin e duhur, këto do të forcojnë NATO-n dhe BE-në”, theksoi Stoltenberg.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...