NATO shënon 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

14:57 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për të parandaluar kalimin e njerëzve në Berlinin Perëndimor

NATO sot shënoi 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bashkua ambasadorit Hans-Dieter Lucas, i cili kryeson delegacionin e përhershëm të Gjermanisë në bllokun ushtarak gjatë Memorialit të Murit të Berlinit në selinë në Bruksel.

“Jemi të nderuar që i presim këto pjesë të Murit të Berlinit këtu në hyrje të selisë së NATO-s. Ato shërbejnë si simbol i shpresës dhe një kujtesë solemne për të gjithë ata që kalojnë, që kurrë të mos e marrin lirinë dhe demokracinë si të mirëqenë. Ne duhet t’i mbrojmë ato çdo ditë dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar”, tha Stoltenberg në ceremoninë e përkujtimit.

Ai tha se Muri i Berlinit ishte një “mbresë” në fytyrën e Evropës.

Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 nga regjimi komunist i Gjermanisë Lindore për të parandaluar kalimin e njerëzve në Berlinin Perëndimor.

Politikat e reformës së ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev në vitet e 80-ta dhe pakënaqësia në rritje e gjermanëve lindorë me regjimin komunist evoluan në një lëvizje proteste që çoi në shkatërrimin e mëtutjeshëm të murit në vitin 1989./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme