Google ADS

NATO-Rusi, bisedime pas 3 vitesh

00:15 | 4 Mars 2017
Trina Galanxhi

Zyrtarë ushtarakë të Rusisë dhe NATO-s mbajtën të premten bisedimet e para të drejtpërdrejta, që kurse aleanca perëndimore ka ndërprerë kontaktet me Rusinë, tre vjet më parë, për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, ka biseduar në telefon me shefin e shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, në lidhje me mundësitë e rifillimit të bashkëpunimit, për parandalimin e përplasjeve aksidentale midis focave ushtarake dhe çështje të tjera të sigurisë.

Selia e NATO-s në Bruksel e konfirmoi po ashtu bisedën.

Një zëdhënës i NATO-s tha se “dy gjeneralët janë pajtuar që të mbeten në kontakt”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme