NATO ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë për të tërhequr forcat nga Bullgaria dhe Rumania, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të parandaluar luftën, pasi Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës.
“NATO nuk do të heqë dorë nga aftësia e saj për të mbrojtur njëri-tjetrin, duke përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të Aleancës”, tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu, transmeton portal arbresh.info
Moska ka kërkuar garanci detyruese nga NATO se blloku do të ndalojë zgjerimin në lindje dhe do të kthehet në kufihtë e vitit 1997, shkruan Reuters.
Më herët sot, Rusia bëri thirrje për tërheqjen e trupave të NATO-s nga dy anëtarët e aleancës, Bullgaria dhe Rumania, për të zbutur tensionet rreth Ukrainës dhe të dy vendet hodhën poshtë ato që ata thanë se ishin kërkesa të papranueshme.
“Ne hedhim poshtë çdo ide për sferat e interesit në Europë. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi në mjedisin tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive. NATO është vigjilente dhe vazhdon të vlerësojë nevojën për të forcuar pjesën lindore të Aleancës sonë”, tha ajo.
Rreth 1 mijë ushtarë amerikanë dhe 140 italianë në rotacion janë të vendosur në Rumani, së bashku me dhjetra ushtarë polakë.
Të martën, Bukureshti tha se ishte gati të priste më shumë trupa të SHBA në tokën e tij. Bukureshti i vlerësoi si të papranueshme kërkesat e Rusisë për tërheqjen e trupave të NATO-s në kuadër të marrëveshjes për uljen e tensioneve në Ukrainë.
“Një kërkesë e tillë është e papranueshme dhe nuk mund të jetë pjesë e negociatave,” tha Ministria e Jashtme rumune, duke shtuar se deklarata të tilla ishin të pavend dhe të pabaza.
Në anën tjetër, Bullgaria ka një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të vendosur deri në 5000 trupa në rotacion.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov këmbëngul në sovranitetin e vendit të tij, i cili ka zgjedhur të anëtarësohet në NATO.
“Ne vendosim vetë se si do ta organizojmë mbrojtjen tonë në bashkëpunim me partnerët,” tha ai në parlament, duke theksuar se Sofja nuk do të jetë anëtare e zonës së dytë. Rreth 5,000 trupa të tjera të NATO-s janë vendosur në Poloni dhe shtetet baltike./arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...