Tensionet e luftës janë ngritur edhe më shumë mes Perëndimit dhe Rusisë, pavarësisht deklarimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për përmisimin e marrëdhënieve mes dy vendeve .
Tanket, trupat ushtarake dhe avionët e vendosur në kufi me Rusinë, kanë ‘ngre’ në këmbë politikën ruse, të cilët tashmë deklarojnë se ‘NATO planifikon të sulmojë Rusinë’, transmeton portali arbresh.info.
Në Evropë janë dërguar edhe 1000 trupa ushtarake amerikane.
Vladimir Shamanov, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes i Rusisë, është i sigurtë që ky veprim është një taktikë e re për të sulmuar Kremlinin.
“Ata e quajnë kontrollë, por ne besojmë se këto forca dhe këta mjete mund të përdoren në operacionet offensive kundër vendit tonë”, ka thënë ai.
Komandanti i dekoruar me medalje nga Federata Ruse, që njihet ndryshme edhe si “Kasapi i Çeçenisë”, ka vendosjen e NATO-s me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
SHBA-të dhe Rusia kanë qënë në mosmarrëveshje që nga dorëheqja e gjeneralit Michael Flynn, i cili u akuzua se kishte dhënë informata mbi sanksionet ruse.
Në anën tjetër, anija spiune e Rusisë edhe vendosur 70 milje larg bregut të SHBA-së, përderisa anija luftarake e NATO-s është zhytur në Detin e Zi./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...