“NATO po punon në planet për një prani të përhershme ushtarake në kufijtë e saj me qëllim të parandalimit të agresionit të ardhshëm rus”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stolenberg.
NATO ishte “në mes të një transformimi shumë themelor” që do të pasqyrojë “pasojat afatgjata” të veprimeve të Presidentit rus Vladimir Putin, tha Stoltenberg në një intervistë për The Telegraph, transmeton portal arbresh.info
“Ajo që shohim tani është një realitet i ri, një normalitet i ri për sigurinë europiane. Prandaj, ne u kemi kërkuar tani komandantëve tanë ushtarakë që të ofrojnë opsione për atë që ne e quajmë rivendosje, një përshtatje afatgjatë të NATO-s”, tha ai.
Stoltenberg, i cili kohët e fundit tha se do të zgjaste mandatin e tij si kreu i aleancës me një vit, tha gjithashtu se vendimet për rivendosjen do të merren në një samit të NATO-s që do të mbahet në Madrid në qershor.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka bërë që vendet perëndimore të rimendojnë politikat e tyre të mbrojtjes./arbresh.info/
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...