Google ADS

NATO: Nuk jemi gati për kompromis

23:48 | 25 Janar 2022
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se nuk do të ketë kompromis me Moskën kur bëhet fjalë për parimet themelore të aleancës.

Ai tha gjithashtu se Aleanca do t’i dërgojë një përgjigje me shkrim Rusisë këtë javë në lidhje me kërkesat për garanci të sigurisë në koordinim me Shtetet e Bashkuara, transmeton portal arbresh.info

“Jemi në përfundim të punës për propozimet e NATO-s përmes një dokumenti me shkrim. Kjo do të bëhet paralelisht me Amerikën”, tha ai për CNN.

Ai vuri në dukje se Aleanca është e gatshme të diskutojë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën e aktiviteteve ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë europiane, por ka vënë në dukje se “Alenaca nuk është gati për kompromis kur bëhet fjalë për parimet bazë”.

Kujtojmë se politika e “dyerve të hapura” është një nga ato parimet themelore të Aleancës dhe nga ana tjetër, moszgjerimi i mëtejshëm i aleancës drejt Lindjes është një kërkesë kyçe e Rusisë.

Në intervistë për CNN, Stolenberg vëri në dukje se Aleanca nuk do të vendosë forcat e saj në Ukrainë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme