NATO-ja do të nisë zhvendosjen e selisë së saj në Bruksel, pas disa vonesave të shkaktuara nga problemet teknike.
Zhvendosja e personelit prej rreth 4,000 vetash do të marrë 12 javë kohë, thanë zyrtarët.
Ndërtesa e re është pranë selisë ekzistuese të aleancës, e cila do të vazhdojë të shfrytëzohet gjatë periudhës së tranzicionit.
NATO ka thënë se objekti i ri do të ofrojë hapësirë për 1,500 anëtarë të stafit të aleancës, 1,700 pjesëtarë të stafit ushtarak ndërkombëtar dhe civil, 600 pjesëtarë të agjencive të NATO-s dhe rreth 500 vizitorë në ditë.
Kosotoja fillestare e shpenzimeve për selinë e re ka qenë 750 milionë euro, por shpenzimet aktuale janë rreth 1.17 miliardë euro.
Zhvendosja e selisë ka qenë e paraparë të bëhet në janar, por është shtyrë për shkak të problemeve të lidhura me teknologjinë e internetit./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...