Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar së fundmi një rrezik të mundshëm të vendeve anëtare të NATO-s ndaj raketave balisitike të Koresë së Veriut .
“Evropa është nën rrezen e veprimit të armëve bërthamore koreano veriore. Vendet e NATO-s,tashmë janë në rrezik,” tha Stoltenberg në një intervistë për shtypin japonez. Megjithatë Stoltenberg siguroi se Aleanca ka për qëllim të mbrojë anëtarët e saj nga raketat balistike.
“NATO ka aftësinë dhe vendosmërinë për tu kundërpërgjigjur në rast rreziku ,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm.
Stoltenberg, vuri në dukje nevojën për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut, duke përfshirë implementimin e rreptë të sanksioneve ekonomike.
Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë. Stoltenberg ka nisur ditën e sotme vizitën e tij në shtetin Japonez. Tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar ndjeshëm pas aktivizimit të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe manovrave ushtarake të Sheteve të Bashkuara me ato të Koresë së Jugut.
Dy raketa bërthamore koreanoveriore janë testuar në korrik të këtij viti, dhe dy të tjera të konsideruara u testuan në muajt gusht dhe shtator, ku kjo e fundit preku dhe territorin Japonez. Një testim i sukseshëm i bombës më të fuqishme me hidrogjen u njoftua në 3 shtator nga qeveria koreano veriore.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...